Policia greke u vu në alarm pasditen e të martës pasi dy të sëmurë me koronavirus u arratisën nga spitali “Sotiria” ku po trajtoheshin.

Sipas informacioneve, pacientët janë  një 24-vjeçar nga Pakistani dhe një 41-vjeçar nga Bangladeshi, të cilët u transferuan nga “Hipokrati” në klinikën e 10-të të mushkërive të spitalit “Sotiria” rreth një javë më parë.

Të martën pasdite ata i shpëtuan vëmendjes së mjekëve dhe u zhdukën.  Policia u informua  për incidentin dhe vijon kërkimet për gjetjen e dy pacientëve  pasi ekziston rreziku i transmetimit të virusit.