Është presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit, por Silvio Berlusconi nuk e ndjen shumë rivalitetin me Interin, përkundrazi.

I intervistuar nga “Sky Sport”, ish-numri 1 i kuqezinjve pranoi se ndiente simpati për “armiqtë” zikaltër.

“Më duhet të them se që kur isha në Monza, rastësisht po ndiqja Interin. E pashë veten rastësisht duke simpatizuar zikaltrit, dëshiroja rezultat të mirë për ta. Pa dyshim që në derbi do të bëj tifo për Milanin, por po ndiej thirrjen e shpirtit tim milanez”.

Berlusconi nuk i shmangu disa fjalë për Milani e sotëm, për Piolin dhe Ibrahimoviçin.

“Ndonjë këshillë për Piolin? Ndoshta do t’i bëj një telefonatë … Ibrahimoviç duhet ta përfundojë karrierën e tij në një mënyrë të shkëlqyeshme dhe prandaj rekomandoj që ai ta mbyllë në Milano”.