Duket qesharake që një ekip prestigjoz si Dortmundi të harrojë një lojtar në qytetin ku luan në transfertë por ja që ka ndodhur madje me zv/kapitenin e skuadrës Matts Hummels.

“Bild” ka zbuluar se më 20 Marsin e kaluar në ndeshjen e javës së 26-të në Koln skuadra nuk u kujtua aspak për mbrojtësin gjerman i cili pas përfundimit të ndeshjes u harrua në stadium dhe askush nuk e vuri re mungesen e tij as në autubusin e skuadrës me të cilën verdhezinjtë u rikthyen në bazën e tyre.

Nuk dihen arsyet se përse Hummels u shkëput nga pjesa tjetër ne përfundim të takimit që u mbyll 2-2 teksa konfirmohet se ai u kthye i vetëm dhe me transport të rastit drejt Dortmundit ndërsa ngjarja ngjan edhe si një metafor për sezonin e skuadrës.

Aq dobët po kalon ky vit ku po rrezikohet kualifikimi për një vend në Champions ashtu dhe stafi dhe menaxhimi mund të harrojë një lojtar në stadiumin pritës dhe të mos vihet re nga askush as në sendiljen e autobusit!