Ndihmësi i lartë i Presidentit Donald Trump ka pranuar se SHBA “nuk do të kontrollojë pandeminë”

Shefi i Shtabit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës tha se Covid-19 mund të mposhtet vetëm nga “masa lehtësuese” si vaksinat dhe terapeutikët.

Vërejtjet e tij vijnë ndërsa rastet e koronavirusit rriten në SH.B.A., nëntë ditë para zgjedhjeve presidenciale të vendit.

Gjithashtu Z. Meadows shtoi duke thënë se   kontrolli i virusit nuk ishte një qëllim realist sepse “ai është një virus ngjitës ashtu si gripi”.

Nënkryetari i SHBA Mike Pence  pavarësisht testeve pozitive në ekipin e tij vazhdoi fushatën.

Sipas dekalratave të bëra nga zyra e tij u tha se z. Pence dhe bashkëshortja e tij pasi bënë tamponin dolën të dy negativë.