Autoritetet në Indonezi kanë vendosur masa mjaft të rrepta për qytetarët që nuk mbajnë maska mbrojtëse anti-covid.


Rreth 50 shitës dhe klientë në një treg në Probolingo, në veri të bregut të pjesës lindore të Javas, janë ndëshkuar për shkak se nuk mbanin maska mbrojtëse. Ato i futën në një makinë që mbante arkivolë të përdorur për transportimin e trupave të pacientëve me Covid-19.


Task-forca gjithashtu vendosi disa forma të tjera të ndëshkimit ndaj tregtarëve që kishin shkelur masat anti-covid.


“Ne urdhëruam shitësit të mbyllnin dyqanin e tyre për një javë, konfiskuam ID e shkelësve për tre muaj dhe u kërkuam disave prej tyre të pastronin tregun dhe të hapnin kanalizime,” tha Ugas, koordinatori i task forcës dhe zbatimit të ligjit.