Ndeshja në Shkup, nuk lejohet në stadium as ambasadori i Kosovës

Ndeshja në Shkup, nuk lejohet në stadium as ambasadori i Kosovës

Gjergj Dedaj, ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, e quan historike ndeshjen e sotme mes dy përfaqësueseve.

“Fatkeqësisht për shkak të rrethanave të pandemisë kjo lojë po zhvillohet pa publik, ky është një hendikep edhe për lojtarët edhe për vetë tifozët. Ky është një dëm shumë i madh i sportit, por kjo është e tillë një pandemi globale që nuk lejon një gjë të tillë”, është shprehur ai.

“Unë sot dëshiroj të fitojë sporti, por dihet që unë jam tifoz i vendit tim. Gjithçka është e zbehtë vet atmosfera është e zbehtë, sepse siç thash po zhvillohet një lojë pa tifozë, pa entuziazëm, pa ceremoni, pa festim, pra gjithçka është duke shkuar rutinë është krejtësisht e zbehtë”, vijon më tej diplomati

Dedaj tha se nuk ka informacione se a kanë shkuar kosovarët në Maqedoni të Veriut për të bërë tifo, por sipas tij nuk kanë pse të shkojnë pasi nuk iu lejohet hyrja brenda në stadium.

Ai theksoi se nuk iu është lejuar të shikojnë ndeshjen as politikanëve kosovarë.

“Fatkeqësisht nuk u lejohet hyrja as autoriteteve zyrtare të Kosovës, nuk u lejohet as përfaqësuesve diplomatëve që jemi këtu. Mendoj që është një lëshim sepse kanë pasë mundësi që brenda stadiumit së paku me qenë autoritetet dhe zyrtarët”, shprehet Dedaj.

“Unë kam insistuar me qenë prezent së paku me iu dhënë kurajo Kombëtare me na pa që jemi aty, mirëpo nuk kanë lejuar, unë mendoj se ka qenë një lëshim që mos me qenë aty. Megjithatë, janë vendimet e nikoqirit dhe të UEFA-s”

Sport Lajme Futboll ndeshja gjergj dedaj maqedoni e veriut-kosove

EMISIONET