Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Duma: Në 8 vite, projekte dhe gënjeshtra 3D

Ndërtimi i aeroportit të Vlorës, Duma: Në 8 vite, projekte

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, , ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për rihapjen e procesit për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.

Përmes një postimi në Facebook, Duma shkruan se në 8 vite qeverisje, kemi parë projekte dhe gënjeshtra 3D.

Sipas Dumës, e gjitha kjo shumë shpejt do të jetë një ëndërr e keqe.

Postimi i Gridës në Facebook

Ça s'na dëgjuan veshët, e kurrë s'na i panë sytë.

Projekte imagjinare, projekte të freskëta, projekte të reja, projekte të vjetra, projekte të projektuara, projekte të pa mbaruara.

8 vjet plot me projekte 3D. 8 vjet gënjeshtra 3D.

Bëni kujdes nga projektuesi i mashtrimeve! Shumë shpejt do jetë një ëndërr e keqe!

Lexo edhe: Rama: Në javën e parë të tetorit rihapet procesi për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Vendi Lajme Politikë Aktualitet grida duma aeroporti i vlores

EMISIONET