Ndërron jetë nga Covid-19 në "Sanatorium" mjeku Sefer Dervishi

Ndërron jetë nga Covid-19 në "Sanatorium" mjeku Sefer

Ndërron jetë në spitalin Covid-2 mjeku Sefer Dervishi.

Dervishi, 61 vjeçishte mjek nga Kavaja dhe ndodhej prej dy javësh i shtruar tek Sanatoriumi.

Ai vuante edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të mjekut të qendrës shëndetësore Helmas në Kavajë, dr. Sefer Derivishi, i cili nuk e fitoi dot betejën me COVID19.
Pas dy javësh në terapi intensive në spitalin “Shefqet Ndroqi” mjeku 61-vjeçar që vuante nga disa sëmundje, ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, megjithë përpjekjet e parreshtura të stafit mjekësor. Ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të dr. Seferit, i cili i shërbeu deri në fund me devotshmëri komunitetit të tij!"
- njofton ministria e Shëndetësisë.

Shënohen 144 raste të reja me Covid-19 në vend dhe 3 pacientë të vdekur.

Në total, në të gjithë vendin në 24 orët e fundit janë kryer 824 testime.

Ndërsa në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Vendi Lajme Lajmi i fundit ish-sanatoriumi nderron jete mjeku Aktualitet sefer dervishi

EMISIONET