E marta ishte ditë zie për artin! Në Fier iu dha lamtumira e fundit Ikonës së estradës, Fuat Boçi, ndërsa në të njejtën ditë në Shkodër mbylli sytë aktori i teatrit Migjeni Anton Krosaj.

Ky ishte vetëm një nga 600 rolet në skeçe e komedi që e bënë Fuat Boçin, ikonë të humorit në Shqipëri.

Aktori mbylli sytë në moshën 89-vjeçare!

Por kushtet e krijuara nga pandemia e koronavirusit, detyruan një lamtumirë të heshtur.

Pranë familjes ishin vetem miq e bashkëpunëtorë të afërt.

”Nuk gjej dot fjalë për të ngushëlluar vajzat e tij, të cilat janë rritur me të në skenë.”

Fuat Boçi ishte një nga themeluesit e estradës së Fierit në vitin 1957 me të cilën shënoi edhe sukseset më të mëdha.

”Ai mëkoi dhe ushqeu me vlera artistike, e me humorin e tij të hollë dhe të jashtëzakonshëm, të gjithë qytetin e Fierit.”

Aty u shndërrua nga amator në një shkollë arti, sic e cilsojnë kolegët aktorë dhe regjizorët e Teatrit “Bylis”

Fuat Boçi ishte shkollë. Ka lënë aq shumë vepra dhe punë, sa në përgjithësi publiku nuk do ta ndjejë shumë.

Krerët e shtetit e politikës përcollën mesazhe ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit të dashur, që mbante titujt artist i merituar dhe qytetar nderi i Fierit

Në zi është edhe teatri ‘Migjeni’ i Shkodrës!

Aktori Anton Krosaj ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë!

Ai e kishte nisur karrierën si aktor amator, ndërsa prej vitit 2003, ishte pjesë e Estradës profesioniste të Shkodrës e më pas teatrit ‘Migjeni’.