Ndërron jetë aktorja e "Game of Thrones"

Diana Rigg, aktorja e famshme për rolet e saj si Emma Peel tek "The Avengers" dhe Olenna Tyrell në serialin "Game of Thrones", ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare.

Njoftimin e ka bërë agjenti i aktores, i cili shkruan se ajo ka vdekur në paqe, pranë familjes së saj.

“Ajo ka vdekur paqësisht mëngjesin e sotëm (10 shtator). Ajo ishte në shtëpi me familjen e saj, e cila ka kërkuar privatësi në këtë kohë të vështirë”, ka thënë agjenti i saj.

Dame Diana, është e njohur gjithashtu për të luajtur Tracy, e vetmja grua që u bë Znj. James Bond, në filmin e vitit 1969.

Rigg ka lindur në Anglinë veriore, derisa është bartur me famijen e saj në Indi para se të kthehej në shkollë në Angli.

Bota Showbiz Lajme nderron jete aktorja olenna tyrell game of thrones

EMISIONET