Ndërpritet dialogu, dështon shitja e Interit

Ndërpritet dialogu, dështon shitja e Interit

Bashkëpunimi midis Suning dhe BC Partners nuk do të realizohet për skuadrën italiane të Interit.

Sipas lajmeve më të fundit të “La Gazzetta dello Sport”, gjiganti Nanjing i ka thënë jo propozimit dhe do të drejtohet të kërkojë fonde të tjera për të zgjidhur problemet financiare që e mundojnë pas ndalimit të vendosur nga Pekini ndaj kompanive kineze ose për të ndaluar investimet në vendet e huaja të konsideruara jo strategjike, si në sektorin e sporteve.

Skenari konfirmohet gjithashtu nga “Ansa”, të cilët flasin për dialog të ndërprerë midis grupit kinez të Zhang Jindong dhe fondit anglez në negociatat në lidhje me klubin zikaltër.

Sipas agjencisë, nuk ka pasur kurrë kushte për vazhdimin e negociatave për kërkimin e një investitori të Interit.

EMISIONET