Ndërpreu angazhimin në LSI, Edmond Panariti shkon në Presidencë

Ndërpreu angazhimin në LSI, Edmond Panariti shkon në

Pak pasi Edmond Panariti zyrtarizoi largimin nga LSI, Ora News mëson edhe arsyet e këtij vendimit.

Ish deputeti dhe ish ministri Panariti pritet të marrë detyrën e Drejtorit të Kabinetit pranë institucionit të Presidentit.

Sipas informacionve nga ky institucion, Panariti pritet të emërohet si shef kabineti pranë presidentit Ilir Meta, detyrë që më parë e ka mbajtur Arben Cici.

Çfarë shkruante pak më herët Edmond Panariti:

"Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë!

Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për tu angazhuar në një detyrë të rëndësishme .Me këtë rast më lejoni t’ju falenderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje. Duke ju shprehur mirënjohje dhe falenderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë".

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit edmond panariti Aktualitet presidenca

EMISIONET