Disa nga muzetë e Gjirokastrës janë jashtë standardeve, ndaj do ti nënshtrohen ndërhyrjeve për ti rivitalizuar.  Projekti është në fazën e konsultimit publik.

Gjirokastra është e njohur për një rrjet muzesh, por disa vlerësohen se nuk plotësojnë as standardet minimale të sigurisë dhe funksionalitetit.

Në disa prej tyre planifikohen ndërhyrje të cilat janë në fazën e konsultimit publik.

Synimi  është përmirësimi i peisazhit urban dhe vlerësimi i ofertës turistike.

Arkitektja, Elena Mamimi, thotë se ndërhyrjet do jetë restauruese dhe konservuese, ku në rastin e Muzeut Etnografik, e njohur si shtëpia e Enver Hoxhës do të ketë rikonceptim.

Rreth 17 mijë turistë përllogaritet se vizituan vitin e kaluar muzetë e Gjirokastrës, ku gjithmonë ka pasur kërkesa.