Mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk ka reaguar dëmtimit të tmerrshëm që pësoi në derbin e fundjavës kundër Everton.

Portieri Jordan Pickford bëri një ndërhyrje të frikshme ndaj qendërmbrojtësit holandez, i cili pritet të mungojë 7-8 muaj duke i dhënë kështu shumë herët lamtumirën sezonit.

Por Van Dijk ka reaguar sërish sot, duke dhënë detaje mbi gjendjen e tij dhe duke lëshuar edhe një mesazh për tifozët.

“Këtë pasdite u takova me një konsulent për të filluar procesin e planifikimit të detajeve më të hollësishme të rehabilitimit tim. Tani jam plotësisht i përqendruar në shërimin tim dhe do të bëj gjithçka që mundem që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur.

Pavarësisht nga zhgënjimi i dukshëm, unë jam një besimtar i patundur se brenda vështirësisë qëndron mundësia dhe me ndihmën e Zotit do të sigurohem që të kthehem më i mirë dhe më i fortë se kurrë më parë.

Në futboll, si në jetë, unë besoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe është e rëndësishme të mbajmë nivelin e duhur qoftë duke kaluar nivelet e larta apo të ultat. Me mbështetjen e gruas time, fëmijëve, familjes dhe të gjithëve në Liverpool, unë jam gati për sfidat e ardhshme,

Unë do të doja të falënderoja të gjithë për mesazhet e mbështetjes, kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time, dhe tani do të bëj gjithçka që është e mundur për të mbështetur shokët e mi të skuadrës në çdo mënyrë që të mundem. Do të kthehem”.

Momenti i tmerrshëm kur portieri i Everton ndërhyn ndaj Van Dijk: