Ndarja nga jeta e ish-deputetit, mesazhi i Metës: Humbje e madhe

Ndarja nga jeta e ish-deputetit, mesazhi i Metës: Humbje e madhe

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, ka vlerësuar punën 40-vjeçare të ish-deputetit Bedri Çollaku, i ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e Covid-10.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Meta e cilëson Çollakun si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare.

Presidenti Meta: Largimi i parakohshëm nga jeta i z.Bedri Çollaku, është pikëllues.

Një humbje e madhe për familjen, kolegët dhe sistemin tonë bankar.
Z.Bedri Çollaku do të kujtohet përherë si një ndër ekspertët me kontribut të çmuar në mbikëqyrjen bankare, me një karrierë mbi 40-vjeçare, i spikatur edhe në rolin menaxherial si drejtues i një ndër bankave tregtare të vendit, por edhe si ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ngushëllimet më të sinqerta! U prehtë në paqen e merituar!

Lexo edhe:

Covid 19 i merr jetën ish deputetit të PD, Bedri Çollaku

Covid-19 i merr jetën ish-deputetit, Berisha: Mirënjohje të thellë per kontributin e tij të çmuar

Vendi Lajme ilir meta Politikë presidenti Aktualitet mesazhi Bedri Collaku

EMISIONET