Tashmë lufta mes Ora News dhe bandave që zotërojnë institucionet publike është e hapur dhe e qartë që bëhet me motive politike për qëndrimet që ka mbajtur Ora News karshi skandaleve korruptive dhe trafiqeve të bandave politike në qeveri dhe Bashkinë e Tiranës.

Kjo nuk është më kërcënim i Ora News dhe medias së lirë, kjo është më e përtejshme, kjo është fuqia e mafies politike-shtetërore, që pasi ka blerë-korruptuar pjesën më të madhe të mediave, tash me forcën e mafies shtetërore, gjoja në emër të ligjit dhe drejtësë do të shkatërrojë arkivin dhe serverin e Ora News, ku ruhen të gjitha programet, filmimet, intervistat denoncuese të korrupsionit dhe trafiqeve të vjedhjes së votës nga Rilindja në pushtet. Kjo bëhet me qëllim para zgjedhjeve dhe pas mesazheve që pronari i Yldon Group Media, i nxori Erion Veliaj, ku dhe paralajmërojë se ky është vetëm fillimi.

Sipas disa burimeve edhe para disa javësh u fol që banda qeveritare e Rilindjes, po tentonte të hynte në serverin dhe arkivin e Ora News. Sot ka të dhëna nga disa burime se po pregatisin ndërhyrjen ‘ligjërisht” në serverin dhe arkivin e Ora News.

Këmbanat po bien! Pjesa jashtë Ora News, gazetarë, shoqëri civile, aleanca për planca, forume të rrume, ndërkombëtarë kollovarë, shëllohen nëpër plazhe me “pagat e shërbimit bandave” duke i kthyer bythën diellit e duke mbuluar kokën me peshqir si struci ose duke hedhur ndonjë foto në instagram, tweeter apo FB.

Edhe sikur ti merret si pronë Yldon Group Media nga shteti, askush nuk ka të drejtë të prekë arkivin dhe sërverin e Ora News. Ndërtesa dhe paisjet janë pronë e pronarit, ndërsa puna e gazetarëve, gazetarët, dokumentacioni, emisionet, kronikat, intervistat dhe gjthçka si punë mediatike janë pronë publike dhe recorde publike.

Vetëm regjimet totalitare dhe diktatoriale i sulen arkivave kur kanë pushtet për të zhdukur gjurmët e krimit dhe fallsifikuar historinë. Këtë bëri Enver Hoxha për 45 vjet me regjimin komunist, sa Haxhi Qamilin, na ë bëri hero kombëtar dhe At Gjergj Fishtën antishqiptar.

Sot brekushet e Haxhi Qamilit kanë pushtetin. Do të vazhdojnë shqiptarët, ndërkombëtarët që predikojnë standarte demokracie dhe shteti të së drejtës të durojnë erën e pordhëve të shallvareve të Edi Ramës dhe kanakarit të tij Erion Veliaj dhe bandës së Rilindjes?

Shqiptarët janë në të drejtën e tyre të zgjedhin.

Ndëkombëtarët pasi mbarojnë shërbimin në “zhvillim demokratik dhe shtetit të së drejtës” në Shqipëri, kthehen në vëndet e tyre i fusin një të lame dhe parfumosme dhe shijojnë frutet e korura në Shqipërinë e pordhëve të shallvareve.

Një shprehje thotë, se çfarë ka ra sot në kojshi, nesër do ta keni në shtëpi.

Ndaloni masakrën ndaj Ora News prasa se të ju vijë Ora Ju.