Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg

Ndahet nga jeta anëtarja e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader

Ruth Bader Ginsburg, anëtarja e Gjykatës së Lartë, u nda nga jeta të premten në banesën e saj në Uashington, njoftoi Gjykata.

Ginsburg ishte 87-vjeçe.

Ajo vuante nga komplikimet nga kanceri i pankreasit, sqaron njoftimi i Gjykatës së Lartë.

Zonja Ginsburg, një zë i fuqishëm për kauza liberale ishte e dyta grua që bëhej anëtare e Gjykatës së Lartë.

“Kombi ynë ka humbur një gjykatëse me një stature historike,” tha përmes një deklarate Kryetari i Gjykatës së Lartë, John Roberts.

Zonja Ginsburg, para se të bëhej anëtare e Gkykatës së Lartë, kishte marrë emër si një aktiviste e zjarrtë për të drejtat e grave.

Vdekja e saj i jep Presidentit Donald Trump mundësinë të zgjerojë shumicën konservatore në Gjykatën e Lartë duke emëruar një gjykatës të tretë gjatë mandatit të tij.

Disa ditë para vdekjes gjykatësja i diktoi një deklaratë mbesës së saj, Clara Spera, ku zonja Ginsburg thoshte: “Dëshira ime më e zjarrtë është që të mos zëvendësohem deri kur të zgjidhet presidenti i ri”, njoftoi kanali radiofonik NPR.

Bota Lajme Lajmi i fundit anetare gjykate ndahet nga jeta Ruth Bader Ginsburg

EMISIONET