Nazarko: Për menaxhimin e siteve kulturore e historike kemi qenë shkatërrimtarë në këto 30 vitet e fundit

Nazarko: Për menaxhimin e siteve kulturore e historike kemi qenë

I ftuar në "PolitikOn" nga Alfred Lela  në RTV Ora, analisti Mentor Nazarko tha se ne, në raport të menaxhimit të siteve kulturore dhe historike i kemi shkatërruar këto 30 vitet e fundit, ndoshta edhe më shumë se koha e monizmit.

Nazarko: Unë e lexova shkrimin e studiuesit izraelit. Në intervistë pranohej se kishte tashmë një plan zhvillimor, nuk kishte pse duhet të ketë një plan të ri zhvillimor. Është pak ekzagjerim që ta quash si korrupsion, por ai e quan si një konflikt interesi, pasi është ky fondacion që e ka paguar studimin e fisibiliteti dhe po ai po e merr.

Me këtë veprim qeveria shqiptare pranon se është e paaftë që të merret me menaxhimin e siteve si Butrinti. Ne në raport të menaxhimit të siteve kulturore dhe historike i kemi qenë shkatërrimtarë në këto 30 vitet e fundit, ndoshta edhe më shumë se koha e monizmit.

https://youtu.be/N5xV73A_6n8

Vendi Lajme Aktualitet politikon mentor nazarko menaxhimi i siteve shkaterrimtare

EMISIONET