Lideri i opozitës Ruse, Alexei Navalny pritet të zhvendoset nga Siberia drejt Berlinit për një trajtim më të specializuar.

Mirëpo mjeku kryesor në spitalin ku ai po mjekohet thotë se ai nuk mund të zhvendoset pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“Gjendja e tij është e paqëndrueshme”, ka shkruar në rrjetin social Twitter zëdhënësja Yarmysh.

Gjithashtu ajo ka shtuar se ndalimi i transportimit të Aleksei është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e tij.

“Është vdekjeprurëse të qëndrosh në spitalin Omsk pa pajisje ose diagnozë”- shton ajo.

Si Gjermania ashtu dhe Franca kanë thënë se janë të lumtur që të ndihmojnë në trajtimin e tij. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se ai do të marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Një zëdhënës i Putinit kishtë thënë ditën e enjte se do të ndihmojnë në lëvizjen e z. Navalny jashtë vendit nëse është e nevojshme dhe i uroi atij shërim të shpejtë.

Z. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë dhe avioni i tij bëri një ulje emergjente në Omsk, Siberi.