Roveri Perseverance i NASA-s që zbarkoi në Planetin e Kuq qe në gjendje të publikonte fotot e para, të cilat u konsideruan si “ikonike”.

NASA thotë se një objektiv kryesor për misionin e roverit Perseverance (rover – pajisje për eksplorimin e sipërfaqes planetare) është astrobiologjia, duke përfshirë kërkimin e shenjave të jetës antike.

Puna e roverit do të përfshijë ekzaminimin e gjeologjisë dhe klimës së planetit, mbledhjen e shkëmbinjve dhe pluhurit marsian.

Agjencia Amerikane e Hapësirës premton më shumë foto në ditët e ardhshme dhe ndoshta edhe një regjistrim audio të zbritjes.

Qëllimi i Programit të Hulumtimit të Marsit është të eksplorojë Marsin dhe të sigurojë një rrjedhë të vazhdueshme të informacionit dhe zbulimit shkencor për të ndërtuar një rrjet komunikimi Mars – Tokë.