Najada Çomo në listën e kandidatëve, Hyseni: PS gjithmonë sjell risi në politikë, vendimi i Vasilika Hysit na surprizoi

Najada Çomo në listën e kandidatëve, Hyseni: PS

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni në një lidhje live për Ora News ka folur në lidhje me kandidaturën për deputete të shefes së Infektivit Najada Çomo.

Hyseni është shprehur se PS  ka pasur thirrje të hapura politike për kandidatë që e gjejnë veten në programin e partisë, teksa ka bërë të qartë se Vasilika Hysi ka vendosur të tërhiqet nga kandidimi me dëshirën e saj.

Hyseni: PS gjithmonë sjell risi në jetën shoqërore dhe politike shqiptare. Në këtë fokus edhe përsa i takon proceseve të rekrutimit dhe të paraqitjes së kandidaturave, PS është shumë hapa para të tjerëve. Ju mund të krahasoni faktin që kundërshtarët bëjnë procese skualifikuese që është e paimagjinueshme në politikë, ndërkohë që ne kemi pasur thirrje të hapura politike për të pasur militantë mbështetës, qytetarë, intelektualë që e shohin veten afër programit të PS, afër aspiratës së PS për ta ndryshuar dhe për ta zhvilluar këtë vend. I është përgjigjur kësaj thirrje një numër jashtëzakonisht i madh aplikantësh, mes të cilëve janë përzgjedhur një pjesë e tyre, pas një kontrolli të imtësishëm, se ka dhe kushtëzime statutore e ligjore në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave. Pas këtij procesi një numër kandidaturat do të jenë pjesë e ekipit të ri të PS.

Ne jemi një skuadër e disiplinuar që kemi në krye të ekipit kryeministrin dhe kryetarin e PS. Ai së bashku me kryesinë e PS do të vendosin se cili nga ekipi ynë i madh do të hidhet në betejën elektorale për të mundësua shpjegimin e programit dhe vizionit të PS, për të mundësuar një fitore të thellë në zgjedhjet e 25 prillit.

-Çfarë ka ndodhur me Vasilika Hysin?

Hyseni: Patjetër që ka patur një kontribut dhe do vazhdojë të kontribuojë në jetën politike dhe në atë shoqërore. Ka zgjedhur vetë dhe ka qenë një surprizë për të gjithë ne, që të tërhiqet nga kandidimi pas një kontributi prej 3 mandatesh, kontribut mëse i çmuar, mëse i vyer, sidomos në fushën e legjislacionit dhe specifikisht në atë të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. 

Intervista në studio për gazetaren Matilda Mcini, përshtati për online Tea Islamaj.

Vendi Lajme PS najada como Aktualitet vasilika hysi Intervista në Ora News alket hyseni

EMISIONET