Imunologu i famshëm Dr. Anthony Fauci  paralajmëron se gjatë muajve të ftohtë që na presin situata e pandemisë do të përkeqësohet. Sipas tij koronavirusi nuk do të largohet prandaj duhet të rishikohen dhe njëherë masat e marra.

“Mendoj se duhet të ulim kokën dhe të shohim si do të kalojmë vjeshtën dhe dimrin sepse nuk do të jetë e lehtë. Vazhdoj të shoh kurbën dhe ndihem edhe më i dëshpëruar për faktin se asnëjherë nuk zbresim në pikën ku duam. Unë nuk flas për valë të dytë  sepse jemi akoma në valën e parë të pandemisë. Është e vështirë të parashikosh në këtë pikë se çfarë roli do të luajë gripi në këtë pandemi. Unë mendoj se vetëm vaksina mund të na kthejë në normalitet.”- tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se rritja e numrit të të infektuarëve ngre nevojën për të mbyllur përseri SHBA-në mirëpo , Donald Trump përjashtoi një mbyllje tjetër.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë  të regjistrojnë 36 mijë raste me Covid-19 në ditë.