Mutacioni i ri i zbuluar në Brazil po shqetëson Britaninë

Mutacioni i ri i zbuluar në Brazil po shqetëson Britaninë

Varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Brazil ka ngritur pikëpyetje nëse mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, ose të jetë imun ndaj vaksinave aktuale.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka thënë se ai është "shumë i shqetësuar " për variantin, duke shtuar se janë vendosur masa shtesë për të parandaluar përhapjen e virusit në Angli .

Udhëtimet në Angli nga e gjithë Amerika e Jugut, Portugalia , Panama dhe Cape Verde do të ndalohen nga mëngjesi i ditës së sotme.

 Ministrja e Mbrojtjes, Victoria Atkins tha se qeveria kishte nën mbikëqyrje të vazhdueshme situatën.

Varianti brazilian ka tre mutacione kryesore, të cilat ekspertët mendojnë se pasqyrojnë mutacionet e zbuluara në Afrikën e Jugut.

Ekspertët e zbuluan variantin e ri Manaus në dhjetor në veri të Brazilit. Akoma nuk është e qartë nëse mutacioni i ri shkakton pasoja më të rënda.

Versioni brazilian mbart një mutacion të quajtur E284K, e cila nuk është e pranishme në llojin britanik.

Mutacioni E484K, sipas të dhënave të para zvogëlon njohjen e antitrupave, duke ndihmuar virusin të anashkalojë mbrojtjen imune të siguruar nga infeksioni paraprak ose vaksinimi.

Shkencëtarët që analizojnë këtë variant thonë se mutacionet që ndan me variantin e Afrikës së Jugut shoqërohen me një rritje më të shpejtë të rasteve .

Ata thonë se është thelbësore që të hetohet shpejt nëse ka një normë të rritur të ri-infeksionit tek individët e ekspozuar më parë .

Të dhënat gjithashtu sugjerojnë se varianti brazilian është zbuluar edhe në Japoni.

Bota Lajme brazil Angli virusi i ri

EMISIONET