Mutacioni i ri i koronavirusit detyron Anglinë të futet në karantinë

Mutacioni i ri i koronavirusit detyron Anglinë të futet në

Në një konferencë për media kryeministri britanik,  Boris Johnson ka njoftuar se duke filluar nga dita e diel, ndryshe nga një javë më parë, miliona banore te Londrës dhe pjesëve te mëdha te Anglisë juglindore dhe lindore do kalojnë ne lockdown.

Kjo masë shtrënguese ka ardhur pas zbulimit të mutacionit të ri të Covid-19 në Londër dhe Anglinë Jugore, i cili nga studimet e bëra të deri tanishme rezulton të ketë një nivel të lartë të transmetueshmërisë, deri ne 77 për qind më shpejt  sesa çdo variacion i virusit i njohur deri më sot.

"Nuk ka ende prova se është më rezistet ndaj vaksinës së re. Ne dimë mjaftueshëm për të vepruar menjëherë"-tha Boris Johnson ne konferencën e shtypit.

Banorët e Londrës dhe Anglisë Lindore dhe juglindore nuk do të lejohen të takohen gjatë periudhës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Duke filluar nga dita e dielë, dyqanet , palestrat, sallonet e bukurisë do të mbyllen dhe njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi vetëm në rast se do u duhet të shkojnë në punë.

Britanikët do u duhet të shqyrtojnë me kujdes mundësinë e udhëtimeve jashtë shtetit vetëm për arsye pune.

Keto masa do të jenë në fuqi për dy javë përfshirë këtu periudhën e Vitit të Ri.

Bota Lajme koronavirus karantine anglia lockdown

EMISIONET