Deputeti Myslim Murrizi, i ftuar në emisioni Arena nga Dritan Hila, duke folur për debatin e fundit për kodin zgjedhor, ka thënë se kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Lulzim Basha e njohin dhe e kuptojnë mirë njëri-tjetrin.

Sipas tij, që të dy i tremben drejtësisë, ndërsa shtoi se janë subjekt i SPAK.

Murrizi: Këta i tremben drejtësisë, shkaku i vërtetë i lloj lloj makinacioni, dhe merren vesh se qeshin, iu shkon buza vesh më vesh me njëri-tjetrin në distancë, iu them unë si qen shpeze. Këta e nuhasin njëri-tjetrin se qysh kja do terezia, dhe halli i vërtetë është që të gjithë ata që shqiptarët e dinë, dhe ndërkombëtarët, janë subjekt i SPAK-ut, mirëpo pa imunet dalin në rrugë këta.