Deputeti dhe njëkohësisht kryetari i partisë më të re shqiptare, Lëvizja Demokratike Shqiptare, i ftuar në Ora News, përballë gazetare Matilda Mcini, shpalosi vizionin e partisë së tij.

Primare për të është shfarosja e njerëzve të korruptuar brenda institucioneve shtetërore, kryesisht në parlament. Murrizi u zotua se do të denoncojë rast pas rasti çdo shkelje që do të zbulojë.

Myslim Murrizi: Qe një dëshirë e imja për t’ia vënë emrin Lëvizja Demokratike Shqiptare, pasi unë në politikë kam hyrë nga lëvizja e Dhjetorit të vitit ’90. Një lëvizje që e kam ndjekur hap pas hapi, por brenda saj u futën komunistët që kapërcyen ylberin dhe erdhën tek Partia Demokratike, që sot janë me shumicë, si në kryesi edhe në forume të tjera. Madje një pjesë e mirë janë xhepistë të mirë që vijnë nga periudha nga ’97-a deri në vitin 2005, në kohën e qeverisë Nano.

Është një ëndërr e lënë gjysëm e mijëra shqiptarëve që vërshuan në atë kohë për një ekonomi më të mirë, për një Shqipëri më të mirë, por në fakt për çdo zgjedhje dhe çdo ndërrim qeverie kemi bërë një hap para, dy hapa pas, si një tango ruse. Sepse elita vendimmarrëse që ka drejtuar Shqipërinë, janë antëtarë të së njëjtës tufë.

Janë tufa që bëjnë zara me Shqipërinë. Tufa e 2009-2013-ës. Unë nuk kam qenë pjesë e asaj tufe. Që ta dijë tufa që na dëgjon. Kam qenë në punët e mija, kam punuar në shtet 4 vjet.

Ftoj të gjithë tufat, me lesh ose pa lesh, që nëse gjejnë një gjë për Myslym Murrizin, ta bëjnë publike sa më parë, se unë nuk do tiu lë kusur. Do t’iua tregoj shqiptarëve se çfarë di për ta, jo atyre, se ata s’kanë fytyrë. Në parlamet po bëj denoncime konkrete. Siç ka qenë rasti korruptiv i kostumeve të Ministrisë së Brendshme.

Dje kam denoncuar një rast tjetër. Flas çfarë kam info, kërkoj informacion dhe do të jem aktiv në parlament dhe kudo, për tiu bërë me dije se sherri formal i pushtetmbajtësve dhe i pushtetit të sotëm, është sherr për të ngritur pazarin, për të përfituar sa më shumë para, nga paratë publike.

Pasi shprehu bindjen se nuk është ndikuar as nga Rama as nga askush tjetër, kreu i partisë së re duket se hatërmbetjen më të madhe e ka me partinë Demokratike dhe aleatët e saj.

Myslim Murrizi: Grupi që unë përfaqësoj në parlament, nuk ka në dijeninë time asnjë tangenciale me qeverinë Rama. Nëse dikush tjetër di, të më thotë, se do tiua them publikisht. Sidomos për këta që quhen opozitë e madhe dhe ne nuk na përfillin. Ta shikojmë, se tenderat që merren, prej miliarda eurosh, ndahen me vëllezërit e tyre. Ndahen me anëtarët e kryesisë, me sekretarët e tyre.

Këta i kanë bizneset bashkë. Unë nuk jam kundër bizneseve, është një ëndërr e studentëve të ’90-ës, por kur je edhe opozitar i madh edhe ndan me këta në mënyrë të pamerituar para publike, mos të na hapin barkun.

Flas për këta PD-PR-LZHK. Këta që janë të djathtë teorikisht. Unë jam antikomunist dhe e kam deklaruar publikisht që asnjë nga familja nuk e kam pasur komunist. Kmam kërkiar non stop edhe brenda partisë demokratike, që ata që ishin ish-sigurimsa, dhe që dalin e dërdëllisin e bëjnë sikur janë kundër, këto më neverisin.

Këtë e kam kërkuar edhe më herët, kur nuk isha në parlament, por kisha njëfarë aktivizimi në parti. E ka keqeverisjen rama, por është kryetar i një partie tjetër, të cilën unë e kam themeluar dhe i kam shërbyer nonstop në vitet kur ishte ish sigurimi i shtetit në këmbë. Dhe në vitet 1997-2005, kur ishte turp të thoje që jam demokrat, por që dola edhe deputet. Ndaj më dhemb, sepse këta janë të prerë në besë, këta të lënë në mes të rrugës, sepse u ndërprenë mandatet, që nuk u fut në zgjedhjet e 30 qershorit, që tha nuk i njohim bashkitë. Por që i ka firmos i njeh dhe thotë që zgjedhjet e radhës janë në 2023.

Im atë thonte kujdes mos të kafshon qeni që ke në shtëpi, sepse i komshiut për të të kafshuar ty është. Të mos flasim për Ramën. Ne e dimë kush është Rama, trashëgimtare e Partisë së Punës së Shqipërisë.

Teksa iu bën thirrje qytetarëve të jenë të prerë në votat që do të hedhin më 25 prill, Për Murrizin vizioni i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare është i qartë, frenimin dhe degjenerimin e të gjithë atyre që janë sot në parlamentin shqiptar.

Myslim Murrizi: Nuk bëj pjesë tek politikanët fallxhorë, ka të tjerë që janë fallxhorë. Nëse shqiptarët do të jenë të përgjegjshëm për votën që kanë në dorë, të votojnë për veten e tyre, jo për Myslim Murrizin. Pa pikë problemi nëse gjykojnë dhe mendojnë që e keqja e këtij vendi, degdija e shqiptarëve jashtë vendin, fukarallëkun që ka zaptuar vendin, në korrupsion e madh, në bajatjen e kësaj politike, të fillojnë me ndëshkimin nga unë.

Me 25 prill shqiptarët kanë në dorë një armë të fortë. Ta përdorin atë armë për të shporrur çdo palaço që ka qenë gur në qafë 30 vite për ta. Një vizion kam unë, të jem aty bashkë me një përfaqësi deputetësh, për të frenuar çdo njeri të degjeneruar dhe të korruptuar që ka në atë sallë.