I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se ai do të dalë me kandidatë në 12 qarqe të Shqipërisë dhe se ai personalisht do të kandidojë në 4 qarqe.

Murrizi: Unë do kem kandidatë në 12 qarqe të Shqipërisë. Unë këtë garë e kam me veten. Si kryetar do të jem në katër qarqe. Nuk shkoj në kuvend nëse nuk marrë një votë më shumë nga cilido garues në qarqet ku unë kandidoj Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë. Nuk do më shihni në parlament edhe nëse marr 3-4 mandate nëse nuk e meritoj me votë qytetare në 25 prill.