Murati: Marrëveshja PD-LSI simbolike, mesazh për strukturat se do jenë bashkë, e jo me Ramën në 25 prill

Murati: Marrëveshja PD-LSI simbolike, mesazh për strukturat se do

I ftuar në Ora News, gazetari Erl Murati u shpreh se marrëveshja PD-LSI ishte në marrëveshje e pritshme, sepse kanë bërë një aksion politik së bashku qysh në vitin 2019.

Sipas Muratit, kjo marrëveshje është simbolike që do të ketë koalicion dhe qeverisje bashkë, si edhe një mesazh për strukturat partiake të dy partive para zgjedhjeve.

Murati: Marrëveshja PD-LSI ishte në marrëveshje e pritshme, sepse kanë bërë një aksion politik së bashku qysh në vitin 2019. Bëhet fjalë për një akt simbolik, edhe po të shihet marrëveshja nuk ka surpriza. Nëse arrijnë që të marrin mbi 70 mandate, do të arrihet që të krijohet qeveria. Fakti që këto 2 parti 2 muaj para zgjedhjeve angazhohen që nuk do ta tradhtojnë njëra-tjetrën, është një akt për tu përshëndetur. Synohet që t'u jepet një mesazh militantëve që nuk ka mundësi për koalicione të mëdha, apo për rikthim të LSI-së tek Edi Rama.

Gjithçka do të diktohet nga vota e shqiptarëve, sepse edhe koalicionet pas zgjedhore nga ato do të diktohen. Për të dyja elektoratet janë më të sigurta se këto dy parti janë bashkë dhe do të qeverisin bashkë. Sipas një perceptimit të opinionit publik, dhe sondazheve, PS si forcë politike, rezulton e para. Prandaj akti i sotëm është jnë lloj garancie mes dy partive edhe për të mos flirtuar me të parin.

Murati shtoi se dalja në dy lista e opozitës është e kushtëzuar nga kushtetuta dhe kodi zgjedhor ku u ndaluan koalicionet e mëdha me lista të veçanta.

Murati: Dalja në dy lista është e kushtëzuar nga kushtetuta dhe kodi zgjedhor ku u ndaluan koalicionet e mëdha me lista të veçanta. Kjo lëvizje është e imponuar. Për mua, nga interesi politik, dalja me dy lista është në interes të opozitës. Sigurisht që kjo ka rrezikun e vet, sepse mund të digjen një pjesë e votave. Opozita dëmtohet më shumë se është me dy kampe, ndërsa mazhoranca është vetëm me një kamp. Nëse do të kishim një listë të përbashkët, nuk do të kishte vend për kandidatët e PD-së në listat e vetë PD-së. Prandaj mendoj se, pavarësisht se është një lëvizje e sforcuar, është një lëvizje në interes të opozitës.

Vendi Lajme Politikë PD LSI marreveshje erl murati mesazh Intervista në Ora News

EMISIONET