Milot Rashica, i cili nuk mund të luajë në ndeshjene  sotme mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, përmes një postimi në Twitter mundohet tu japë zemër shokëve të ekipit.

“Sot është ditë e madhe. Forca djema”, shkruan ylli i Përfaqësueses së Kosovës.

Maqedoni e Veriut – Kosovë starton në 20:45. Skuadra fituese do të përballet me fituesen e  Gjeorgji – Bjellorusi për të zënë një vend në finalet e Europianit 2020.