Problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike kanë ngritur në proteste 300 punonjës të një fasonerie në qytetin e Lezhës.
Ata u mblodhën para fabrikës mëngjesin e së enjtes dhe nuk e nisën punën, për shkak të mungesës së energjisë elektrike.
Administratori i fabrikës thotë se kjo situatë është e vazhdueshme prej disa javësh, duke sjelle dëme në makineri dhe ulje të prodhimit, ndërsa kërkesat e vazhdueshme për ti dhënë zgjidhje problematiket nuk janë marrë në konsideratë nga ana e OSHEE.
Kreu i sindikatës së punëtoreve Igli Molla thotë nga kjo problematikë preken 300 familje, pasi nga ndërprerja e vazhdueshme e punës punëtoret nuk po e realizojnë normën.
I kontaktuar nëpërmjet telefonit për këtë çështje drejtori i njësisë së OSHEE në Lezhë Emirjan Lazri bën të ditur se linja ku merrte energji elektrike kjo fabrike deri pak muaj më parë ka qenë e hidrovorit të Ishull-Shëngjinit dhe se nuk mund të lejohej diçka e tillë, pasi krijonte probleme në rrjet.
Ndërsa thotë se gjatë ditës së enjte ka patur një defekt në atë zonë dhe po punohet për riparimin e tij dhe rikthimin e energjisë elektrike.