Drejtori i asociuar pranë Vëzhguesit të Të Drejtave të Njeriut, Fred Abrahams në një intervistë për RTV Ora ka thënë se mendon se shqiptarët nuk do të shkojnë të votojnë me 25 prill.

Shkak për këtë, Abrahams mendon se është mungesa e politikës në vend dhe vijon më tej duke e vënë theksin edhe te largimi në masë i të rinjve nga vendi.

Abrahams: Fatkeqësisht nëse shohim politikën në Shqipëri, shikojmë një polarizim midis palëve, pra është një vend i vogël me përçarje të mëdha në shoqëri. Aq më keq mes partive politike. Nga të gjithë këta faktorë, ata që vuajnë më shumë janë njerëzit. Ata vazhdojnë të ikin nga vendi.

Shpresoj që të jem i gabuar, por kam frikë se pjesëmarrja në zgjedhjet e ardhshme do të jetë i ulët, sepse i ulur është edhe besimi në çështjet politike. Kësisoj njerëzit nuk po votojnë me dorë, por me këmbë, me këtë nënkuptoj që ata po udhëtojnë drejt vendeve të tjera, pasi nuk shohin një të ardhme aty. Kjo është për të ardhur keq. Kaq shumë vite pas tranzicionit politik, kaq shumë vite kur unë kam qenë në Shqipëri në fillim të viteve ’90. Unë dhe shumë shqiptarë kemi shpresuar se do të ishim shumë herë më larg me progresin. Por kjo nuk do të thotë se nuk ka shpresë.

Përshtati për online Tea Islamaj.