‘’Mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë’’, deklarata shokuese për vaksinën anti-Covid

‘’Mund t’i kthejë njerëzit në

Jemi në një periudhë kur vaksina kundër covid-19 po kërkohet nga të gjitha vendet e botës.

Mirëpo, një rabin ortodoks  ka shokuar me deklaratën e tij se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në prirjet seksuale të njerëzve.  

Rabini Daniel Asor, i cili ka një numër të lartë ndjekësish në rrjete sociale ka deklaruar se: “Vaksina e Covid mund t’i kthejë njerëzit në homoseksualë”.

Një media izraelite raportoi se Daniel Asor gjithashtu deklaroi se përpjekjet për të vaksinuar sa më shumë njerëz ishin pjesë e një ‘qeverie dashakeqe’, e cila po përpiqet të ndryshojë botën.

Deri tani nuk ka asnjë provë që vaksina e covid lidhet me homoseksualitetin dhe bie në kundërshtim me thirrjet e tjera të Daniel Asor, i cili i kërkonte njerëzve që të vaksinoheshin.

Sipas Independent,  Daniel së fundmi  ka thënë se: “Çdo vaksinë është bërë duke përdorur një substrat embrional dhe ne kemi prova se shkakton prirje të kundërta. Vaksinat merren nga një substrat embrional, dhe ata e bënë këtë edhe këtu, kështu që kjo mund të shkaktojë prirje të kundërta”-për të cilën i referohej homoseksualitetit.

Shendetësi Lajme koronavirus covid vaksina

EMISIONET