Pasditen e sotme (31 korrik) në zonën e Mulletit janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga informacionet e policisë, një shtetas dyshoht se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi me automjetin e tij tip “Foristradë”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45. Nuk raportohet për asnjë të lënduar.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.