Muço: Për herë të parë në 30 vjet, projektet e 2020 u tenderuan me paratë e 2021

Muço: Për herë të parë në 30 vjet, projektet e

Ekonomia shqiptare pësoi një rënie më të vogël gjatë vitit 2020 nga ajo çfarë kishte parashikuar qeveria shqiptare dhe vetë institucionet ndërkombëtare.

Klodian Muço, ekspert ekonomie, i ftuar në "Ekopolitikë" në Rtv Ora  e sheh këtë të lidhur edhe me faktin se të gjitha projektet e këtij viti u tenderuan me lekët e buxhetit të vitit pasardhës, të 2021.

Muço: Rënia ekonomike ishte shumë më e ulët nga sa e kishte parashikuar qeveria dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare. Por duhet marrë parasysh diçka, për herë të parë në historinë 30 vjeçare projektet e 2020 u tenderuan me lekët e 2021. Po të shikosh të gjithë sektorët e ekonomisë si kanë performuar që nga 1 janari i 2020 deri në 31 dhjetor të 2020, ajo që bie në sy është se përveç sektorit të ndërtimit që është rindërtimi dhe që është në rritje, të gjithë sektorët e tjerë kishin performuar keq dhe shumë keq.

EMISIONET