Muçi e nis me këmbë të mbarë, gol dhe tranversë që në ndeshjen e parë

Ernest Muçi bëri hapin e madh në karrierë, duke u transferuar nga Tirana drejt Legias së Varshëvës, ku do të përfitojë plot 10 mijë euro në muaj.

Pasi mbylli me sukses testet mjekësore, sulmuesi 19-vjeçar u bashkua me pjesën tjetër të skuadrës në seancën e parë stërvitore para ndeshjes kundër Gornik në kampionat.

Kampionët polakë zhvilluan ditën e djeshme një ndeshje stërvitore mes lojtarëve të ekipit të parë që pritet të jenë titullar dhe atyre që janë rezervë, në pasditen e djeshme.

Ernest Muçi realizoi golin e parë në minutën e 48 dhe do të godiste traversën në minutën e fundit, ndërsa ndeshja u mbyll në shifrat 3-0 në favor të ekipit të parë kundër futbollistëve të piketuar si rezerva.

"Në këtë ndeshje do të shiheshin me vëmendje afrimet e reja si Yaxhiboyev, Rusyn dhe Muçi. Nga këta tre futbollistë të rinjtë ishte padyshim Muci më i miri. Liri e madhe me topin në këmbë, pasyqrë e mirë e fushës dhe lëviz lehtë. Mund ta shihni fare lehtë se është futbollist i nivelit të lartë”, shkruajnë mediat polake.

Sport Lajme Futboll gol ernest muci legia e varshaves

EMISIONET