Dushi më ujë të ftohtë sjell një ndikim të jashtëzakonshëm në lëkurën tuaj. Sipas studimeve, lëkura juaj mund të përfitojë nga dushet e përditshme me ujë të ftohtë pasi ai ka fuqinë ta transformojë lëkurën tuaj në mënyrë surpizuese. Ja disa prej dobive që sjell dushi me ujë të ftohtë.

1. I jep lëkurës tuaj shkëlqim

Dushet e ftohta ndihmojnë për të rritur qarkullimin e gjakut. Lajmi i mirë është që nuk keni pse të qëndroni për një kohë të gjatë në ujë të ftohtë për ta bërë lëkurën tuaj më të ndritshme. Dushi në ujë të vakët është i mjaftueshëm për ta ushqyer lëkurën tuaj.

2. Parandalon plakjen e lëkurës

Të bësh zakon dushin e përditshëm më ujë të ftohtë, do të thotë të ndihmosh lëkurën të të mbetet më e re për një kohë më të gjatë. Uji i ftohtë aktivizon sistemin tuaj nervor dhe trupi juaj liron hormonet dhe kimikatet e trurit që luftojnë stresin. Studimet tregojnë që stresi ka një ndikim të drejtpërdrejtë në plakjen e lëkurës dhe ndikon negativisht në trupin tuaj.

3. Parandalon sëmundjet e lëkurës që lidhen me stresin

Një dush i ftohtë ka aftësinë të dërgojë një sasi të madhe të impulseve elektrike në tru dhe stimulon lëshimin e “hormoneve të lumtura” ose endorfinave. Kur këto kimikate lëshohen nga trupi, nivelet e stresit tuaj bien dhe do të jeni më pak të prirur për të përjetuar një numër problemesh të lëkurës si puçrrat, psoriazën dhe dermatitin.

4. I bën poret më të vogla

Uji i nxehtë mund të heqë disa nga vajrat mbrojtës që ka fytyra juaj, ndërsa uji i ftohtë do të bëjë që poret tuaja të minimizohen. Një dush me ujë të ftohtë ju ndihmon që t’i jepni gjallëri fytyrës dhe rrit shkëlqimin në lëkurën tuaj.

Po ju a bëni dush zakonisht në ujë të nxehtë apo të ftohtë? A keni vënë re se si ndikon në lëkurën tuaj?