"Mrekullia", shikoni sa është rritur vajza që lindi në anijen e shpëtimit të emigrantëve

Kanë kaluar pesë vjet nga kulmi i krizës së emigrantëve në Europë, kur mbërritën më shumë se një milion njerëz kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Njëra prej tyre ishte edhe Stehanie Samuel, e cila atë kohë ishte shtatzënë.

Ajo u detyrua të sillte në jetë vajzën e saj në një anije shpëtimi italiane.

E gjithë ajo që ndodhi ishte një mrekulli prandaj dhe nëna për këtë arsye vendosi që foshnjën e saj ta pagëzonte me tre emra. Përvec emrit Françeska të cilën e kishte menduar prej kohësh dhe emrit Nigeria ti shtonte dhe emrin "Mrekulli", pasi vërtet ishte një mrekulli mbijetesa e foshnjës në ato kushte.

Françeska tani është 5 vjeç dhe vazhdon jetën e saj e lumtur bashkë me familjen.

Nëna e saj u shpreh për BBC se jetesa në Libi është e tmershme, dhe sjellja e vajzës në jetë në ato kushte ishte më mirë se mes bombave në Libi.

Bota Lajme emigrante libi foshnja

EMISIONET