Mourinho nuk e lëshon Harry Kane: Është i lumtur te Tottenham

Mourinho nuk e lëshon Harry Kane: Është i lumtur te Tottenham

Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat për të ardhmen e Harry Kane i cili kërkohet nga klubet e mëdha të Premier League të cilët mund t’i japin shansin të fitojë trofe të rëndësishëm. 27-vjeçari shënon një lumë me gola për skuadrën por ende nuk është shpërblyer me tituj te Spursat ndaj dhe po reflekton për një transferim të bujshëm të Man. United apo Man. City.

Jose Mourinho ka ndërhyrë lidhur me këto zëra duke siguruar për situatën e bomberit të tij ku sipas trajnerit portugez Kane e presin tituj me Tottenham.

“Unë mendoj se Kane është në një periudhë shumë të mirë, po bën shumë mirë për klubin dhe për Anglinë dhe e presin përpara sfida të mëdha, finalja e Qarabao Cup, lufta për çdo pikë në Premier dhe në fund mundësia për të triumfuar me kombëraren në Europian. Ndaj besoj se po jeton momentin pozitiv që po kalon.”

Edhe pse i ngacmuar nga gazetarët për ofertat në drejtim të 27-vjeçarit apo synimet që ai mund të kete për një klub më të madh, Mourinho nuk bëri lojën e tyre duke i shmangur si gjithmonë.

“Jam i kënaqur kur lojtarët e mi bëjnë gola për Anglinë dhe nuk do të luajë lojën që bëhet jashtë me shumë zëra. Unë dua që Kane të jetë i fokusuar dhe të bëjë siç bëri me Shqipërinë, me Poloninë dhe të përsëritet si me ndeshjen ndaj Aston Villës. Të ketë të njëjtën dëshirë, shpirt gare, lidership dhe e di që do t’i marr të gjitha këto prej tij”, pohoi tekniku portugez.

EMISIONET