Drejtuesi i një motori të një biznesi fast food mbeti i plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Lungomare, pranë ish-shkollës së Marinës në Vlorë.

Mësohet se motori ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Benz” 220.

I plagosuri ka marrrë plagë në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë edhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve.