"Mos vini maskë por vishni antiplumb" protesta për Klodianin në Lezhë e Berat

Për të tretën natë me radhë kanë vijuar protestat në shenjë revolte ndaj vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia.

Dhjetra qytetarë, pjesa më e madhe  e të cilëve të rinj, u mblodhën pranë Obeliskut të Besëlidhjes në Lezhë.

Me thirrjet "Rama ik" qytetarët ndezën qirinj si homazh për të ndjerin teksa kërkojnë drejtësi për këtë ngjarje të rëndë.

Më pas ata u zhvendosën para Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës, duke bllokuar rrugën. Nuk ka munguar hedhja e shashkave në drejtim të komisariatit.

Më pas protestuesit dëmtuan portën e prokurorisë dhe thyen xhamat e vendit të rojes.

Pas protestës janë shoqëruar disa protestues në komisariat 5 persona, të cilët po pyeten lidhur me veprimet e dhunshme gjatë protestës përballë bashkisë.

https://youtu.be/PbDzXtrVyA0

Drejtësi për Klodian kërkuan edhe të rinjtë në Berat që u lëshuan në rrugë.

Protestuesit u nisën nga PD dhe marshuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ku u vendos fotoja e Klodian Rashës dhe u ndezën qirinj.

Vendi Lajme lezhe Kronike berat protesta per klodianin

EMISIONET