'Mos u mundoni të ndryshoni fëmijët tuaj', 5 këshilla prindërimi nga Aulona Musta

Nëse nuk e dinit, gazetarja Aulona Musta është diplomuar për psikologji!

Gazetarja e njohur ndan shpesh me ndjekësit e saj në Instagram këshilla për një stil jete më të mirë, gjithmonë sipas saj dhe eksperienca nga jeta e saj personale.

Së fundmi Aulona ka realizuar një video për kanalin e saj në "YouTube", ku gjithmonë sipas eksperiencave të saj personale, jep për ndjekësit 5 këshilla prindërimi, për një marrëdhënie fëmijë prindër.

"Nëse ka një gjë për të cilën besoj të gjithë prindërit bien dakord është që, prindërimi është një punë me të vërtetë shumë e vështirë".

● Për Aulonën, është e rendesishme vendosja e orareve. Orari i gjumit, ushqimit, koha për të parë tv apo për të luajtur, duhet patjetër të ketë orare. Rregulli dhe disiplina për Aulonën në rritjen e fëmijës janë shumë të rendësishme. Ajo shton se shpesh i vendos zile në telefon vajzës, që të kuptojë se koha për një aktivitet të caktuar përfundoi.

● Fëmijët duhet të hanë ushqimin që hanë dhe prindërit, në familjen e Aulonës kjo gjë ka funksionuar!

● Aulona sugjeron që përpos ushqimit, prindërit duhet t'i lexojnë sa më shumë fëmijëve. Sipas saj, leximi ështe ushqimi më i mirë që njeriu mund të bëjë për trurin dhe shpirtin.

● Komunikimi është shumë i rendësishëm. Nëse fëmija ju kërkon diçka dhe nuk ia rezaloni, nuk duhet t'i thoni se "se kështu dua unë", por të flisni me ta dhe t'ja shpjegoni.

● Lëreni të lirë fëmijën, mos u përpiqni ta ndryshoni atë. Esenca e një prindërimi të mirë është të gjendet një ekulibër mes rregullave, disiplinës dhe lirisë.

Lifestyle Familja

EMISIONET