Çmimi i makinës së Ministrit të Brendshëm nuk është një çështje për të cilën i kërkohet hesap ministrit.

Mos u bëni tuhaf!

Lëvizja e ministrave është çështje e aministradës së ministrive jo përgjegjësi e tyre (ministrave).

Merruni ore me thelbin e gjësë! Merruni me atë për të cilën paguhen ministrat.

Përpiquni të analizoni si ishte shërbimi publik i ruajtjes së rendit publik përgjatë drejtimit të ministrit, që duket se do ta largojnë.

U përmirsua apo përkeqësua rendi publik gjatë kohës së drejtimit të tij?

U luftuan apo u favorizuan fenomenet kriminale të trafiqeve, kultivimit të drogave, shkatërrimit të pyjeve e mjedisit,vrasjeve e krimeve të tjera?

Sa i mbrojti kufinjtë shtetëtorë nga lëvizjet e paligjshme?

Sa ligjor ishte shërbimi i policimit në raport me garantimin e lirive e të drejtave të njeriut?

Bëni po të doni, pyetje për çështje konkrete si:
– dhuna policore jo proporcionale ndaj banorëve të Unazës së Re.
– dhuna policore me.rastin e shkatërrimit barbar të Teatrut Kombëtar,
– dhuna jo proporcionale ndaj opozitës dhe mbështetësve të saj,
– hyrja nëpër banesat private ose pa mandat ose në tejkalim të mandatit të dhënë nga gjykata. U hynë njerëzve me maska për kontroll!!! As parë e dëgjuar kjo gjë.
– përdorimin e gazit lotsjellës në banesa me gra e fëmijë tek bulevardi i ri.
– dhuna jo proporcionale në ditët e pandemisë.
– zbatim i urdhërave nga FB i Kryeministrit dhe anashkalim total i ligjeve normative të shtetit.
– keqtrajtim i të ndaluarve app shoqëruarve në polici.
– pyeteni përse nuk njoftohet opinioni për çfarë ndodh në vend, siç është bërë gjithmonë?
– sa ishte numri i personave të kërkuar kur mori detyrën dhe sa është tani?

E plot çështje konkrete si këto.

Këto janë pyetje që shtrohen për punën e një Ministri të Brendshëm, jo sa kushtoi makina e shtetit me të cilën e lëvizin sipas nevojës për punë