Legjenda e futbollit argjentinas, Diego Armando Maradona duket se nuk ka ndërmend t’i lërë çmenduritë edhe pas vdekjes.

Gazetari i njohur Sportiv Hernan Castilla, ka bërë me dije se Maradona ka lënë amanet që të mos varroset trupi pas vdekjes, por të balsamoset.

Familjarët e tij janë vendosur para një përgjegjësie dhe vështirësie të madhe, duke marrë një vendim të menjëhershëm. Ata janë përballur me këtë fakt ditën e sotme.

Maradona ka miratuar dhe firmosur dokumentat e nevojshme që trupi i tij të balsamoset dhe të ekspozohet për fansat.

Sakaq Argjentina ka shpallur tre ditë zije në nder të futbollistit legjendar që humbi jetën ditën e djeshme pas një ataku në zemër.