“Mos kandidoni kriminelë”, Rama i përgjigjet ambasadores amerikane: Nuk jemi drejtori policie

“Mos kandidoni kriminelë”, Rama i përgjigjet ambasadores

Pastërtia e figurës së kandidatëve të PS në zgjedhjet e 25 prillit do të mbetet vetëm në përgjegjësinë individuale dhe jo atë partiake.

Kjo ishte përgjigja që kryesocialisti Edi Rama kishte ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, e cila ju ka bërë thirrje liderve që të largojnë të inkriminuarit nga lista.

Pas mbledhjes me drejtuesit e qarqeve nga selia rozë Rama u shpreh se partia nuk mund të sillet si hetuesi.

Edi Rama:Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.

Ndërsa po punon për ekipin me të cilin do të kërkojë një mandat të tretë, kryesocialisti refuzoi të japë një përgjigje nësë do të ketë në listën e tij Gledion Rahovicën, blerjen e fundit të PS nga LSI.

“Nuk bëj komente për emra të veçantë sepse emrat e veçantë janë çështje e procesit të vazhdon. Në fund do të dalë lista duke u bazuar dhe tek puna që secili bën deri tani që flasim. Duke u bazuar tek një skuadër, kështu që është e kotë të merremi me emra të veçantë”.

Ajo që Rama di më me siguri janë zonat ku do të kandidojë vetë, pasi me ndryshimet e fundit në Kod Zgjedhor kryetari i partisë mund të vendosë emrin në 4 qarqe.

GazetarjaZoti Rama, keni vendosur ku do të kandidoni në zgjedhjet e 25 Prillit? Kodi Zgjedhor ju jep disa mundësi…

Edi Rama“Ky është problemi më i vogël por është e sigurtë që Vlorën unë nuk e lë dhe Durrësit i kam një borxh”.

7 marsi është afati i fundit ku partitë politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve në KQZ për zgjedhjet e 25 prillit.

Lexoni edhe:

Yuri Kim thirrje shqiptarëve: Mos merrni para për votën dhe mos votoni kriminelët!

25 Prilli/ Rama: Vlorën nuk e le, Durrësit i kam një borxh

https://youtu.be/is6Sza382No

Vendi Edi Rama Lajme yuri kim Politikë Aktualitet 25 prill listat e kandidateve

EMISIONET