Mori peng një shtetas, arrestohet në Kosovë 33-vjeçari nga Burreli

Mori peng një shtetas, arrestohet në Kosovë 33-vjeçari nga

Në një operacion të zhvilluar nga Interpol Tirana, Fast Albania dhe Fast Kosova është arrestuar një personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Njësitë speciale të policisë kanë arrestuar në Suarekë, Kosovë, shtetasi shqiptar S. L., 33 vjeç, banues në Burrel, bën me dije policia.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat në datën 08.11.2019, ka caktuar masë sigurimi “Arrest në burg” për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë" kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Prangosja e 33-vjeçarit lidhet me një pengmarrje të një 31-vjeçari të ndodhur në 17 tetor 2019  në Burrel.

Ngjarja ka nisur në lagjen “Pjetër Budi”, në Burrel, ku po ndodhte një konflikt mes disa personave, ku më pas shtetasi me iniciale S. L., në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, dyshohet se për shkak të një konflikti të hershëm, nën kërcënimin e armës ka marrë me forcë në automjet 31-vjeçarin dhe më pas e ka dërguar në një banesë në fshatin Batër e Madhe, Burrel. 

Në vendngjarje policia ka gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov që ishte përdorur nga këta shtetas dhe po vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë.

(Foto ilustruese)

Vendi Kosove Lajme Kronike pengmarrje interpoli burrel

EMISIONET