Një infermier 46-vjeçar në një spital publik në Indinë veriore ka humbur jetën pak kohë pasi u vaksinua kundër koronavirusit të ri.

Mediat vendase raportojnë se viktima kishte pasur probleme si mungesë frymëmarrje dhe shqetësim në gjoks para se të humbte jetën 24 orë nga marrja e një doze të vaksinës Covishield të prodhuar nga Instituti Serum i Indisë dhe zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit dhe AstraZeneca. 

Autoritetet indianë konfirmuan se ai kishte ndjerë djegie në zemër, ngushtësi por pavarësisht  trajtimit mjekësor ai ndërroi jetë.

Ai ishte pak i sëmurë para se të merrte vaksinën, por gjendja e tij u përkeqësua pas dozës të shtunën. Ne e çuam menjëherë në spital“, theksuan për mediat lokale anëtarët e familjes së Singh.

Një raport pas vdekjes i kryer nga spitali konstatoi se shkaku i vdekjes ishte shoku kardiogjen për shkak të sëmundjes kardiopulmonare.

Të dielën, Ministria e Shëndetësisë në Indi konfirmoi se rreth 447 raste me efekte anësore pas vaksinimit ishin raportuar në vend.

Gjithsej 224.301 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vaksinuar me vaksinën COVID-19 në dy ditët e para. Që nga e hëna në mëngjes numri i përditshëm i rasteve të COVID-19 në Indi ka rënë në 13.788 në 24 orët e fundit. Kjo është hera e parë që shifra bie nën 15.000 që nga mesi i qershorit.