Policia e Fierit ka mundur të parandalojë një ngjarje të rëndë kriminale e cila mund të përfundonte në vrasje të trefishtë.

Në pranga ka rënë një 36-vjeçar i cili pas një konflikti për motive të dobëta me 3 persona, është larguar nga vendngjarja për të siguruar një armë zjarri dhe është rikthyer me synimin për t’i vrarë.

Gjithashtu, është arrestuar edhe një 59-vjeçar, pasi përkrahu autorin e ngjarjes Ilirjan Progonati, duke e fshehur atë në banesën e tij.

”Falë kontrolleve të shumta, krehjes së zonës dhe shërbimeve grackë, mesditën e sotme u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit I. P., 36 vjeç, banues në Fier. Gjithashtu u arrestua për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” shtetasi A. M., 59 vjeç, pasi kishte fshehur gjatë natës  në banesën e tij shtetasin I. P”, informon policia.

Operacioni i koduar “Parandalimi”, u finalizua nga DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e  Policisë dhe FNSH Fier.

Po gjatë operacionit policia gjeti dhe sekuestori edhe armën kallashnikov me të cilën ky shtetas dyshohet se do kryente krim të trefishtë.