Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Arbitrat rrihen edhe në shtete të tjera, madje edhe aty ku një veprim i tillë konsiderohet absurd.

Në Munster të Gjermanisë, gjatë ndeshjes FSV Munster-TV Semd, një futbollist 22-vjeçar, Hayri G, goditi me grusht arbitrin e ndeshjes menjëherë pas ky i fundit i tregoi kartonin e dytë të verdhë, raporton Ora News.

Episodi ndodhi në minutën e 85 të ndeshjes, ndërsa arbitri u dërgua me helikopter në spital.

/a.r, OraNews