Fotografi i “Reuters”, Mohamed Azakir i cili ndodhej pranë vendit ku ndodhi shpërthimi masiv në zonën e portit të Bejrutit ka fotografuar momentin kur një burrë ndodhej nën një automjet.

Fotografi fillimisht ndjeu tronditjen e tokës dhe mendoi se ishte tërmet, por pasi dëgjoi shpërthimin e madh, ai mori aparatin fotografik dhe doli për të parë se çfarë po ndodh. Kur arriti në portin e Bejrutit, ai pa një burrë të shtrirë nën një automjet i mbuluar nga rrënojat dhe gjaku.

Në fillim fotografi mendoi se burri kishte vdekur, por kur ai filloi të lëviste krahët dhe hapi sytë, Mohamed kërkoi ndihmë, për ta shpëtuar atë. Ai filmoi momentin e shpëtimit të burrit ndërkohë që i ndihmoi të tjerët që të lëviznin makinën.

Një moment ky shumë prekës dhe drithërues!