Një takim  ngrohtë duket se ka qenë ai mes Ministrit në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias.

Kjo është të paktën ajo çfarë përcjellin fotot dhe videot e shpërndara nga ministria e jashtme  brenda ambienteve të godinës së ministrisë ndërsa jashtë herë pas here kishte përplasje mes protestuesve të PDIU dhe shoqatës Çamëria me policinë.

Në një reagim në Facebook, lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj u shpreh, se me homologun grek, vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve dhe theksuan rëndësinë e zgjidhjes së të gjitha çështjeve dypalëshe.

Gjithashtu në takim, u theksua mbështetja e Greqisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, duke marrë parasysh arritjet domethënëse të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.

“Greqia do të mbështesë kandidaturën e Shqipërisë si anëtare jo e përherëshme e Këshillit të Sigurimit 2022-2023” shkruan Cakaj në facebook

Të dy ministrat shprehën gatishmërinë për të shtuar ritmin e punës së përbashkët e për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.

Ky është takimi i parë në kuadër te vizites zyrtare te ministrit te jashtem grek.

Lexo dhe: Ministri i Jashtëm grek, Dendias pritet në Tiranë me protesta e thirrje Turp! Turp! Ndalohen 26 protestues